Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtetasi i Serbisë arrestohet në Gjilan, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

NULL NULL
23.04.2025 10:20
arrestim policia e kosoves

Një burrë është arrestuar në Gjilan nga policia ditën e djeshme.

42 vjeçari, D.G (shtetas i Serbisë), u prangos si i dyshuar për falsifikim të dokumenteve.

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lidhur me rastin detaje kanë dhënë edhe organet e rendit, transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë hetimeve janë gjetur dëshmi të qëndrueshme ku dyshohet se i dyshuari rrejshëm dhe me dokumentacion të falsifikuar ka manipuluar dhe futur në lajthitje disa persona (viktima) duke u dhënë autorizime të falsifikuara për prona të paluajtshme, prona të cilat ishin në pronësi të personave të tjerë, me këtë rast u ka shkaktuar viktimave dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

lajme të ngjashme