Shtërpcë: Arrestohen 4 persona NULL NULL 08.05.2015 12:54 08.05.2015 12:54 Policia e Kosovës i ka arrestuar katër persona në Shtërpcë nën dyshimet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, kanosje si dhe armëmbajtje pa leje. Katër persona janë arrestuar sot në Shtërpcë. Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj Agim Gashi i tha Klan Kosovës përmes telefonit se të arrestuarit, që janë të nacionalitetit serb, dyshohen për veprat penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Gashi bëri me dije se të dyshuarit tani ndodhen në stacion policorë duke u intervistuar për rastin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë