Shtëpia më e vogël në Britani (FOTO NULL NULL 09.09.2015 21:35 09.09.2015 21:35 Në shikim të parë ajo mund të duket si një shtëpizë ku mbahen pajisjet për kopsht, por kjo ndërtesë mund të jetë shtëpia më e vogël në Britani të Madhe. Dhe kjo pronë e vogël mund të jetë e juaja për 30,000 funte. E lokalizuar në Bristol, Gloucestershire, kjo shtëpi ka një banjë, kuzhinë, dhomë të gjumit dhe po ashtu edhe shkallë, shkruan gazeta Mirror, transmeton Klan Kosova. Sipërfaqja totale e kësaj hapësirë është 18.6 metra katrorë. Meqenëse e vogël në pamje, shtëpia është shumë funksionale dhe i ofron të gjitha gjërat e nevojshme. Ajo zakonisht është lëshuar me qira për 400 funte në muaj, por së shpejti del në shitje për 30,000 funte. Në vitin 2014, sipas një studimi, mesatarja metrave katrorë për shtëpinë enjë britaniku ishte 76 metra katrorë.