Shtëpia e Hitlerit bëhet stacion policie (VIDEO) NULL NULL 02.10.2023 21:05 02.10.2023 21:05 Punëtorët në Austri, nisën të hënën punën e rimodelimit të shtëpisë në të cilën lindi, Adolf Hitler. Kjo meqë Ministria e Brendshme austriake po planifikon ta kthejë atë në një stacion policie. Disa njerëz, duke përfshirë edhe historianin vendas Florian Kotanko, e kundërshtojnë tjetërsimin e këtij objekti historik. Ndërtesa relativisht modeste është marrë me qira nga Ministria e Brendshme e Austrisë që nga viti 1972 për të parandaluar keqpërdorimin e saj dhe është dhënë me qira për organizata të ndryshme bamirëse. Ajo mbeti bosh pasi një qendër kujdesi për të rriturit me aftësi të kufizuara u shpërngul gjatë vitit 2011.