Shtëpia e Bardhë thotë se Zelensky u përzu NULL NULL 28.02.2025 20:29 28.02.2025 20:29 Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy është urdhëruar që të largohet nga Shtëpia e Bardhë bashkë me delegacionin e tij. Siç shkruan CNN, presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkuan në dhoma të ndara pas debatit të nxehtë që e patën në Zyrën Ovale, me palën ukrainase që thuhet se donin që bisedimet të vazhdonin. Shtëpia e Bardhë, megjithatë, e bëri të qartë se ishte koha që ata të largoheshin, transmeton Klankosova.tv. Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, Trump urdhëroi që ukrainasve t’u thuhet të largohen.