Shtëpia e Bardhë kërkon hetim të menjëhershëm për vdekjen e Navalnyt NULL NULL 16.02.2024 22:34 16.02.2024 22:34 Shtëpia e Bardhë, Uashington Administrata e Joe Biden është duke kërkuar për një hetim rreth vdekjes së liderit opozitar rus, Alexei Navalny. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, i ka bërë këto komente derisa ka udhëtuar me Air Force One krah me presidentin Biden, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv. Kjo thirrje I bën jehonë qëndrimit të dëgjuar gjatë ditës nga Zyra për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, që ka theksuar se kur një person vdes gjatë ndalimit, presupozimi është që shteti është vetë përgjegjës.