Shtatzënat mund të mos jenë në gjendje të marrin ilaçe për lehtësim të dhimbjeve gjatë lindjes NULL NULL 09.08.2022 13:52 09.08.2022 13:52 Gratë që do të lindin janë paralajmëruar se mund të mos jenë në gjendje të marrin lehtësim adekuat të dhimbjes gjatë lindjes. Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar aktualisht po përballet me një mungesë të kompleteve epidurale, krahas ilaçeve që ofrohen si alternativë. Një epidural është një injeksion që jepet në shpinë gjatë lindjes për të ndaluar ndjesinë e dhimbjes. Është dhënë nga një anestezist, por disa gra nuk mund ta marrin këtë sepse mund të kenë gjakderdhje të madhe. Në këtë rast atyre mund t’u jepet qetësues Remifentanil, por tani ka edhe mungesë të tij, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Furnizimet kanë rënë nën presion të jashtëzakonshëm, duke çuar në biseda të vështira midis grave shtatzëna dhe ekipeve mjekësore. Ekspertët thanë se kjo mund të çojë që disa gra në lindje të përballen me vonesa të gjata për lehtësimin e dhimbjes. Jo Corfield, kryesuesja e komunikimit dhe fushatave të NCT tha ende nuk është kuptuar plotësisht se çfarë ndikimi ka kjo mungesë. “Ofrimi i një zgjedhjeje opsionesh gjatë lindjes është një element integral i kujdesit të mirë të maternitetit, dhe kjo përfshin lehtësimin e dhimbjeve. Është shqetësuese që mungesa e kompleteve epidurale dhe Remifentanil mund t’ua mohojë shumë grave këtë të drejtë”, tha ajo. Ndërkaq, ekspertë të tjerë në këtë fushë thanë se pa dhënë lehtësim adekuat të dhimbjes, spitalet mund të shkelin të drejtat njerëzore të grave.