Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtatzëna Serena Williams, po shijon pushimet (FOTO)

NULL NULL
23.04.2017 11:30

Serena Williams, e cila së shpejti do të bëhet nënë, po jeton jetë të ëmbël!

Kampionja e tenisit është duke i shijuar disa ditë pushimi bashkë me të fejuarin e saj Alexis Ohanian, në Meksikë, shkruan E! News, transmeton Klan Kosova.

Serena, e cila njoftoi për shtatzëninë e saj këtë të mërkurë përmes një fotografie në Snapchat, u pa të premten duke qëndruar pranë të dashur në karriget e plazhës në qytetin turistik meksikan Playa del Carmen.

Ajo u vu re e buzëqeshur dhe e qetë me të fejuarin e saj.

Serena pritet të sjellë në jetë fëmijën në vjeshtë. Ajo njoftoi për fejesën e saj me Ohanian në muajin dhjetor, por datë për martesë ende nuk ka.

rs_1024x759-170422121341-1024-serena-williams-7-cm-42217 rs_1024x759-170422121342-1024-serena-williams-4-cm-42217

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.