Shtatë vjet nga zgjedhja e Hashim Thaçit president NULL NULL 26.02.2023 09:39 26.02.2023 09:39 Sot janë bërë shtatë vjet qëkur u zgjodh Hashim Thaçi president i Republikës së Kosovës. Thaçi, më 26 shkurt 2016, u zgjodh president me 71 vota për dhe 10 abstenime, në rundin e tretë të votimit, pas dy rundesh të dështuara. Ai kishte kundërkandidat Rafet Ramën, i cili në rundin e fundit nuk e mori asnjë votë, njofton Klankosova.tv Procesi i zgjedhjes së Thaçit president u përcoll me tensione të shkaktuara nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila hidhte gazlotsjellës në Kuvend, duke e ndërprerë disa herë këtë proces, ndërkaq aktivistë të saj protestonin jashtë kundër kësaj zgjedhjeje. Thaçi mori pozitën e shefit të shtetit më 7 prill 2016, një ditë pasi i përfundoi mandati presidentes Atifete Jahjaga. Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, para se të merrte postin e presidentit, ka qenë kryeministër i vendit në dy mandate, nga viti 2007 deri më 2014 si dhe zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, nga viti 2014 deri në vitin 2015. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025