Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtatë vjeçarja mbijetoi 18 ditë në xhungël (VIDEO)

NULL NULL
14.07.2015 11:17

Një vajzë e vogël është gjetur e gjallë pasi kishte mbijetuar për më shumë se dy javë e vetëm në një xhungël kolumbian.

Jessica Patricia Arias u gjet në një kasolle të braktisur në xhungël.

Shtatë vjeçarja ishte duke këputur pemë të kokosit me prindërit e saj në parkun kombëtar Tayrona.

Policia kishte treguar se ajo pati lëndime nën këmbët e saj pasi që ajo kishte ecur me kilometra, transmeton Klan Kosova.

Nëna e vajzës Elena Cortes tha: “Vetë Perendia e ndihmoi atë për të mbijetuar për kaq shumë ditë, faleminderit perendisë dhe policisë”.

Jessica u gjet pas një telefonate anonime që ishte bërë në polici e cila tani është duke u hetuar.

Mbijetesa e Jessices është dyta me rradhë pasi një nënë tjetër me foshnjen e saj mbijetuan pesë ditë në xhunglën kolumbiane pasi aeroplani i tyre ishte rrëzuar.

lajme të ngjashme