Shtatë ushqimet që duhet t’i konsumoni për ta parandaluar kancerin NULL NULL 14.10.2019 14:55 14.10.2019 14:55 Shfaqja dhe zhvillimi I kancerit mund të ndikohet shumë nga mënyra e të ushqyerit. Ushqimi ka një ndikim të madh edhe në parandalimin e disa llojeve të kancerit. Gjithashtu heqja dorë nga konsumimi I alkoolit apo cigares mund t’i zvogëlojë gjasat e prekjes nga kanceri. Sipas Food Prevent ka radhitur disa nga ushqimet, që e parandalojnë këtë sëmundje: Vitamina D- ndihmon në parandalimin e rritjes dhe zhvillimit të qelizave kancerogjene. Ushqimet që përmbajnë këtë vitaminë janë: salmoni, qumështi, vezët dhe në përgjithësi ushqimet e detit. Çajrat- Çaji është një nga metodat më të mira të shërimit të shumë simptomave. Dhe sëmundjeve të tjera. Çaji i zi, është një nga çajrat më të shëndetshëm, që ka një numër të lartë të antioksidantëve dhe polifenoleve. Perimet- brokoli, lulelakra dhe spinaqi janë tre super ushqime, të cilat duhet patjetër t’i konsumoni gjatë javës. Në studimet e bëra, është vërejtur se përbërësit e këtyre perimeve, mund të parandalojnë substancat kancerogjene. Tumeriku- tanimë dihet për vlerat ushqyese të tumerikut. Ai ka veti anti-inflamatore, të cilat e shtypin inflamacionin e qelizave dhe e parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene. Xhenxhefili- është gjithashtu një produkt shumë i përhapur dhe me veti të mëdha anti-inflamatore. Xhenxhefili përdoretpërtrajtimine diarresë, dhimbjes së stomakut, vjelljes dhe konsitpacionit. Një studim tjetër i publikuar në revistën “Cancer Prevention”, ka treguar se disa përbërës të xhenxhefilit kanë efekt edhe kundër qelizave të kancerit. Frutat e malit- dredhëzat, manaferrat, boronicat dhe frutat e tjetë të malit, janë të pasur me anti-oksidantë dhe përbërës të tjerë, të cilët kanë efekt luftues kundër zhvillimit të qelizave kancerogjene. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Evropianët po blejnë ushqime të ngrira për të reduktuar mbeturinat, tregon studimi 30/06/2025
Këshilla mjekësore Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë 30/06/2025