Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtatë shqiptarë arrestohen në Spanjë për trafik droge

NULL NULL
16.01.2025 10:05

Shtatë shqiptarë janë arrestuar të mërkurën në rajonin e Galicias, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Garda Civile spanjolle.

Gjatë aksionit në zonën Rego do Alcalde, autoritetet sekuestruan një gomone me tre motorë dhe një sasi të pa peshuar kokaine, si dhe materiale të tjera të lidhura me trafikun e drogës, transmeton Klankosova.tv.
Ky është rasti i parë që një bandë me origjinë ballkanike tenton të shkarkojë drogën direkt në bregdetin e Galicias.

Hetimet zbuluan gjithashtu lidhje me një anije peshkimi të kapur në vitin 2023, e cila transportonte 7.500 kilogramë kokainë.

Javën e kaluar, tre belgë dhe gjashtë shqiptarë u arrestuan në Vigo për lidhje me një ngarkesë prej 1100 kilogramë kokainë./A2CNN

lajme të ngjashme