Shtatë raste të reja me COVID në Kosovë NULL NULL 21.11.2021 15:02 21.11.2021 15:02 Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 524 testime të bëra, janë regjistruar shtatë raste të reja me COVID. Ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast vdekjeje nga ky virus. Gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 33 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 157 mijë e 698. Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 326.