Shtatë lokale u kapluan nga zjarri në Prizren, dalin detaje të reja NULL NULL 20.12.2025 14:44 20.12.2025 14:44 Mbrëmjen e së premtes, një zjarr i madh shpërtheu në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren, duke përfshirë 7 lokale që ndodheshin në një objekt të përbashkët. Nga informatat fillestare, dy nga lokalet ishin në përdorim, ndërsa 5 të tjera ishin të pashfrytëzuara në momentin e shpërthimit të zjarrit. Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, sipas dëshmitarëve, zjarri dyshohet të ketë nisur nga njëri prej lokaleve që merrej me riparimin e televiziorëve. Menjëherë pas alarmimit, në vendngjarje kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësve, të cilët kanë punuar për të shuar flakët. Zjarri ka qenë i kontrolluar rreth orës 3 të mëngjesit. Për momentin, ende nuk ka informacion të saktë mbi dëmet materiale të shkaktuara nga ky incident, dhe po vazhdojnë.