Shtatë emigrantë të vdekur në një aksident trafiku në Gjermani NULL NULL 13.10.2023 15:08 13.10.2023 15:08 Të paktën shtatë persona vdiqën gjatë natës në një aksident të rëndë trafiku që përfshin një automjet të dyshuar për kontrabandë në Autobahn 94 në Bavari. Në mesin e viktimave është i përfshirë edhe një fëmijë gjashtëvjeçar, shkruan Deutsche Ëelle, transmeton Klan Kosova. Furgoni i mbushur me 23 pasagjerë, ka pësuar një aksident duke ikur nga postblloku i policisë. Zyrtarët thanë gjithashtu se emigrantë të tjerë u lënduan, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Nga aksidenti i mbijetuan edhe shoferi pa shtetësi dhe kontrabandisti i dyshuar. Sipas autoriteteve, në makinë kishte sirianë dhe turq.