Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtatë boksierë luftojnë për Kosovën në Beograd (VIDEO)

NULL NULL
nga Jon Ajeti 09.10.2021 20:29

Ekipi kombëtar i boksit të Kosovës do të marr pjesë në Kampionatin Evropian për të rinj U18 si dhe në botërorin për seniorë që zhvillohet ne Beograd.

Shtatë boksier janë përzgjedhur nga selektori i Kosovës në boks, Besim Brahimi, para dy ngjarjeve të rëndësishme në këtë sport.

“Janë në formë të mirë këta boksierë, jemi duke i përgatit për dy kampionate të radhës, kam shpresa tek këta boksierë”,ka thënë Brahimi.

Ndërsa për boksierët është nder e krenari përfaqësimi i vendit në ngjarjet ndërkombëtare.

Ekipi i Kosovës në boks prej shtatë boksierëve përbëhet nga Lorent Murati, Loris Idrizi, Leotrim Muli dhe Taulant Jakupi që do të garojnë në Kampionatin Evropian për të rinj, kurse Bashkim e Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami garojnë në botërorin e seniorëve në Beograd.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.