ShSKUK: Për gjashtë muaj në psikiatri kërkuan ndihmë 4450 qytetarë NULL NULL 08.08.2022 13:45 08.08.2022 13:45 Në Klinikën e Psikiatrisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, ndihmë mjekësore në ambulancën psikiatrike për të rritur kanë kërkuar katërmijë e 450 pacientë. Ndërkohë janë pranuar për trajtim të mëtejmë 362 raste. Sipas Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, raste urgjente kanë qenë njëmijë e 257, vizita ambulatore psikiatrike për fëmijë dhe adoleshentë kanë qenë njëmijë e 652. Ndërkohë që vizita diagnostike psikologjike për të rritur kanë qenë 571, kurse 771 vizita diagnostike psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë. Sa i përket Shërbimeve pedagogjike në Shërbimin e Psikiatrisë për Fëmijë dhe Adoleshentë gjithsej janë kryer 306 shërbime.