SHSKUK demanton deputetët për operimet e kryera gjatë 2021-ës (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 09.03.2022 20:53 nga Arbreshë Uka 09.03.2022 20:53 Në 2021 Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka kryer 33 mijë e 666 operacione. Të paktën kështu thotë Kryesuesja e Bordit të këtij institucioni, Agreta Gecaj-Gashi. Teksa e njëjta hedh poshtë pretendimet e deputetëve që numri i intervenimeve të kryera është rreth 22 mijë në vitin e kaluar, njofton Klan Kosova. Gecaj-Gashi bën me dije se tek tani në Klinikën e Ortopedisë ka mbaruar lista e pritjes e vitit 2017, klinikë kjo që ka mbi 30 ortopedë dhe vetëm katër anesteziologë. Ndërkaq e para e bordit shton se pandemia dhe mungesa e anesteziologëve në krejt SHSKUK-në ka bërë që listat e pritjes operative të zgjaten, ngase janë vetëm afro 100 anesteziologë në krejt SHSKUK-në. Gecaj-Gashi thotë se minimizimi i listave të pritjes mund të bëhet duke u ndihmuar nga qeveria përmes rritjes së buxhetit në mënyrë që anesteziologët të stimulohen dhe të punojnë me dy ndërrime. Shefja e bordit tha se, më 2021 janë 4 mijë më shumë operacione të realizuara se në vitin 2020 dhe 7 mijë më pak se në 2019. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 25 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 33 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day