ShSKUK: 44 pacientë po trajtohen për COVID-19 NULL NULL 11.11.2021 11:23 11.11.2021 11:23 Foto ilustruese: ShSKUK Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) bën të ditur janë duke u trajtuar 44 pacientë për COVID-19. Në njoftimin e tyre thuhet se 12 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, 32 të tjerë janë post-covid, ndërsa me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, si dhe në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive është një pacient. Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 4 pacientë; Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19; Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient; Spitali i Prizrenit, 1 pacientë; Spital i Pejës, 4 pacientë; Spitali i Gjakovës, 4 pacientë; Spitali i Ferizajt, 2 pacientë, transmeton Klankosova.tv.