Shqiptaro-italianja u gjet e murosur në Spanjë pas 10 vjetësh NULL NULL 08.06.2023 09:12 08.06.2023 09:12 Policia e Spanjës e ka identifikuar trupin e Sibora Gaganit, 22-vjeçares me prejardhje shqiptare e cila u zhduk më 2014. Mediat spanjolle kanë thënë që ish i dashuri I saj, Marco Gaio Romeo, ka rrëfyer që e ka vrarë. Trupi i Gaganit ishte fshehur në një arkë druri midis dy mueve të banesës ku jetonte me Romeon. Te zgjidhja e rastit ishte kur Romeo theri partneren e tij, Paulën. Kështu u ngjallën dyshimet që ai mund të kishte gisht edhe në vrasjen e Gaganit, ai në mënyrë jozyrtare e kishte pranuar që e kishte murosur atë në shtëpinë ku jetonin, por pastaj e kishte mohuar. Të martën policia kishte vajtur te banesa e tij dhe përmes një sistemi me rrexe X kishin arritur t’i gjenin të mbeturat e saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kongresistja republikane: I papranueshëm agresioni i shteteve të mbështetura nga Rusia ndaj Kosovës 02/10/2023