Shqiptari në Francë brenda banesës e pikturon flamurin KUQ E ZI (VIDEO)

Shqiptari në Francë brenda banesës e pikturon flamurin KUQ E ZI (VIDEO)

NULL NULL
2 muaj më parë

Një shqiptar që jeton në Francë ka vendosur që ta festojë ditën e 28 Nëntorit duke e bërë një gjest jo shumë të zakontë.

Arsim Baftiu i cili jeton në qytetin Annecy, ka vendosur që njërin nga muret e brendshme të banesës së tij, ta ngjyros me flamurin kuq e zi.

Vëllai i tij ia ka dërguar një video redaksisë së Klan Kosovës dhe ka kërkuar që të postohet për nder të Ditës së Flamurit.

Anash krahëve të shqiponjës dykrenare, Baftiu ka shkruar “Ditëlindja e Adem Jasharit” dhe”Dalja e UÇK-së në skenë”, ngjarje këto që po ashtu janë zhvilluar më 28 Nëntor.

klankosova.tv