Shqiptari në Amerikë u vra nga miku i tij? (VIDEO) NULL NULL 19.11.2025 09:53 19.11.2025 09:53 Një 44-vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri jashtë restorantit ku ai punonte në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Familjarët e Françesk Shkambi kanë reaguar për vrasjen e tij, duke hedhur dyshime se autori është mik i tij. Për emisionin “Ora Shtatë”, Fatjon Softa thotë se dorasi dyshohet të jetë Tonin Pjetri, rreth 65-vjeçar, transmeton Klankosova.tv. Sipas Softës, viktima kishte mik të dyshuarin, megjithatë nuk dihet nëse rasti ka të bëjë me hakmarrje, pasi familjari i Françeskut, Elvis Shkambi një muaj më parë privoi nga jeta gjyqtarin Astrit Kalaja. Flet nipi i shqiptarit të vrarë në Michigan: Autori ishte miku i tij, ngjarjen tronditëse e mora vesh nga… Kush është shqiptari që u vra në Amerikë?