Shqiptari hero tregon si arriti të shpëtoi dy njerëz në Francë (VIDEO) NULL NULL 30.06.2025 14:17 30.06.2025 14:17 Një i ri shqiptar me origjinë nga Lushnja, Marcelino Bici, 23 vjeç, është nderuar me medaljen e artë të Asamblesë Kombëtare të Francës, pas një akti të jashtëzakonshëm heroizmi. Ai jeton në qytetin Sens dhe shpëtoi dy persona që po sulmoheshin me thikë nga një agresor në mes të qytetit. Ngjarja ndodhi të martën e kaluar, ku një individ sulmoi me thikë tre persona në qendër të Sens. Ndërsa shumë të tjerë qëndronin të stepur, ishte pikërisht Marcelino që ndërhyri me guxim dhe arriti të neutralizonte agresorin deri në mbërritjen e forcave të rendit, duke shmangur kështu një tragjedi edhe më të rëndë. Deputeti i Asamblesë Kombëtare, Julien Odoul, e nderoi personalisht të riun shqiptar me medaljen zyrtare të këtij institucioni. Ai sot ka qenë sot i ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, dhe ka rrëfyer detajisht mbi historikun e ngjarjes. Për ta dëgjuar, ndiqni videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 19 minuta më parë
Kosova "Mbrojtësit pa mbrojtje – zbulohet gjendja alarmante në Policinë e Kosovës” (VIDEO) 53 minuta më parë