Shqiptari e thyen barrierën në kufirin me Bosnjën, shkakton aksident NULL NULL 03.03.2025 10:33 03.03.2025 10:33 Një ngjarje jo shumë e zakonshme ka ndodhur dje në kufirin Kroaci-Bosnjë e Hercegovinë. Protagonist është një shqiptar me emrin Leon Roci. Ai raportohet se të dielën i kishte thyer barrierat e pikë kufitare Goricë-Grudë. Me këtë rast policia boshnjake është vënë në kërkim të 34 vjeçarit. Ministria e Brendshme e Kantonit të Hercegovinës Perëndimore, tha se policia ka informacione se i dyshuari me shumë gjasa është shtetasi shqiptar Leon Roci (1991), i cili drejtonte automjetin Mercedes me targa shqiptare. “Luten qytetarët që vërejnë personin në foton e dorëzuar të lajmërojnë menjëherë policinë”, thuhet në njoftim shkruajnë mediat atje transmeton Klankosova.tv Tutje, autoritetet theksojnë se drejtuesi i mjetit nuk është ndalur në pikën kufitare, por ka vazhduar në drejtim të Grudës. Në tentativë për të shmangur arrestimin, ai ka shkaktuar një aksident trafiku në qytetin e Probojit, pas së cilës e ka braktisur mjetin dhe është larguar në këmbë. “Të gjithë oficerët e policisë në dispozicion, përfshirë pjesëtarët e njësisë speciale, janë angazhuar në kërkim, duke kontrolluar zonën. Hetimi është në vazhdim”, thuhet në njoftim.