Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, shqiptarët “zbarkojnë” në Zarë të Kroacisë (VIDEO) NULL NULL 05.07.2026 17:37 05.07.2026 17:37 Në qytetin e Zarës, në Kroaci, ka filluar grumbullimi qytetarëve për protestën në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në këtë organizim po marrin pjesë qytetarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, si dhe nga shtete të ndryshme evropiane ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Klankosova.tv ka siguruar pamje direkte nga vendi i ngjarjes, ku shihet numër i madh i protestuesve të pranishëm në tubimin që po zhvillohet në Zarë.