Shqiptarët në Mal të Zi diskutim me Adriatik Kelmendin mbi ruajtjen e identitetit kombëtar NULL NULL 19.03.2023 19:50 19.03.2023 19:50 Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka organizuar në Ulqin, një bisedë me drejtorin ekzekutiv të Klan Kosova, Adriatik Kelmendi. Takimi po mbahet në Librarinë “Ulqini” dhe po marrin pjesë numër i konsiderueshëm i qytetarëve të interesuar për këtë aktivitet, si dhe dashamirë të librit, përfshirë edhe kryetarin e Ulqini, Omer Bajraktari. Tema e diskutimit do të jetë “Si mund të jetojmë diku tjetër, kur në botë ekziston Parisi?” Që njëherësh është edhe emri i librit që për autor ka protagonistin, Adriatik Kelmendi. Qëllimi i këtij takimi ishte për të diskutuar për idetë dhe veprat e autorëve shqiptarë në Ulqin si dhe ruajtjen e identitetit kombëtar. Shqiptarët në Mal të Zi diskutim me Adriatik Kelmendin *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë