Shqiptarët në Luginë do të gjobiten nëse valëvisin flamurin, dikush merr përsipër t’i paguajë të gjitha (VIDEO) NULL NULL 28.11.2024 15:21 28.11.2024 15:21 Pamje nga "Kosova Today". 28 Nëntori po shënohet e festohet edhe në Luginën e Preshevës. Shteti serb është gati për të gjobitur këdo që valon flamurin shqiptar në shtizat, në kulmet e shtëpive të tyre. Mirëpo, një person ka premtuar se do t’i paguajë të gjitha gjobat që shqipton shteti serb, për të gjithë ata që vendosin ta festojnë Ditën e Flamurit. Një biznesmen i njohur nga Zvicra ka marrë përsipër të gjitha këto gjoba, këtë në një lidhje direkte në “Kosova Today” e ka konfirmuar edhe Nefail Maliqi. Ai u shpreh se kjo gjë është e sigurt dhe se ai do ta mbajë premtimin e tij. “Ne jemi të sigurtë në këtë informacion dhe ai do të jetë në gjendje t’i paguajë të gjitha gjobat në Luginën e Preshevës”, u shpreh ai./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 15 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 16 orë më parë