Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqiptarët me rol të veçantë në shoqëritë arabe

NULL NULL
18.05.2015 12:36
Në Qendrën Kulturore të Kosovës në Stamboll me përkrahjen e Ministrisë së Diasporës u mbajt debati me temën “Shqiptarët në botën arabe”.

Në këtë takim morën pjesë edhe Ministri i Diasporës Valon Murati, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës Rrahim Morina, Drejtori i Qendrës Kulturore Qamil Bytyqi si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në Stamboll, studentë, por edhe shqiptarë me prejardhje nga bota arabe.

Panelisti kryesor ishte Abedel Karim Arnaout udhëheqës i Qendrës Ndërkombëtare Shqiptare për Kulturë dhe Art në Bejrut.

Arnaout familja e të cilit ishte vendosur në Bejrut që në shekullin e 18-të foli për shpërndarjen e shqiptarëve në botën arabe, por edhe për rolin e rëndësishëm që kanë luajtur shqiptarët në procesin e shtet-ndërtimit jo vetëm të Egjiptit por edhe në Liban dhe shtetet e të tjera arabe.

Duke folur për përkatësitë e ndryshme fetare të shqiptarëve në Liban ai theksoi se modeli i bashkëjetesës fetare tek shqiptarët mund të shërbejë edhe si model jo vetëm për Libanin dhe kontekstin e tij divers fetar por edhe për tërë Lindjen e Mesme

Ndërkaq , ministri Murati theksoi se diaspora shqiptare në botën arabe është e veçantë, dhe ndonëse janë humbur kontaktet dekadave të fundit, duhet të punohet që të rivendosen urat e komunikimit.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.