Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqiptarët faktor stabiliteti në Maqedoni

NULL NULL
29.04.2015 16:57

Përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë janë thirrur sot për të raportuar në Komisionin e Politikës së Jashtme në Tiranë mbi situatën e fundit të krijuar në Maqedoni, ku u vlerësua se shqiptarët në vendin fqinj, edhe në këtë situatë të krizës, janë faktor stabiliteti.

Sekretari i Ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko dhe këshilltari për marrëdhëniet me rajonin, ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovë, Bashkim Rama, u shprehën se zhvillimet e fundit në Maqedoni janë në vëmendjen e Ministrisë së Jashtme dhe se faktori shqiptar, “me gjithë ndasitë që ka brenda vetes”, ka qenë një faktor stabiliteti atje.

“Duhet të konfirmoj që zhvillimet dhe kriza e tejzgjatur politike në këtë vend kanë pasur një vëmendje të veçantë dhe duhet të pohojmë që faktori politik shqiptar, me gjithë ndasitë që ka brenda vetes, ka qenë një faktor stabiliteti për Maqedoninë”.

“Kështu që në këto kushte nga ana jonë të gjitha zhvillimet janë ndjekur dhe është kontribuar nëpërmjet përfaqësisë sonë diplomatike dhe me mjete dhe mekanizma diplomatike në drejtim të vendosjes dhe rivendosjes së dialogut politik ndërmjet partive në Maqedoni dhe për të kontribuar në stabilitetin e këtj vendi,” tha Qirjako Qirko.

Ndërkaq, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, aktualisht ekspert i çështjeve për rajonin në Ministrinë e Jashtme, Bashkim Rama, tha se Maqedonia po kalon një situatë të veçantë, një krizë identitei dhe se po bëhen përpjekje ndërkombëtare për të zgjidhur krizën.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.