“Shqiptarët e vdekur”: Mickovski “shurdh”, Kurti i heshtur (VIDEO) NULL NULL 04.08.2025 20:15 04.08.2025 20:15 Në ndeshjen e basketbollit ku po luanin Maqedonia e Veriut dhe Rumania, u bë thirrje për vrasje të shqiptarët. Brohoritjet raciste dhe ksenofobe, ani se ishte i pranishëm në Kumanovë, u bë sikur nuk i dëgjoi Kryeministri Hristijan Mickovski. Për thirrjet “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët”, Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur hetime lidhur me elementet e një vepre të mundshme penale, që lidhet me thirrje që përmbajnë gjuhë të urrejtjes. Skandali i madh nxiti reagimin e rreptë te presidentes kosovare, Vjosa Osmani që tha se thirrjet e së shtunës janë të papranueshme dhe cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë. Ambasada e Kosovës në Shkup shfaqi shqetësim duke thënë se rastet e tilla nuk janë të rralla. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk është deklaruar ende për këtë ngjarje. Heshtjen e tij, por edhe atë dyditëshe të maqedonasit mickovski e kritikoi Memli Krasniqi i PDK-së. Kritika për heshtjen e Kurtit patën edhe përfaqësues të LDK e AAK-së. Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut dënon gjuhën e urrejtjes, veçanërisht përmes nenit 319, që parashikon burgim nga 1 deri në 5 vjet për kryerjen e kësaj vepre. Ndiqni kronikën në vazhdim: