Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqiptarët e nisin protestën në Preshevë për shkelje nga Serbia

NULL NULL
23.09.2024 13:29
Protesta e shqiptarëve në Preshevë. Foto: Arkiv
Protesta e shqiptarëve në Preshevë. Foto: Arkiv

Tashmë ka filluar protesta e paralajmëruar e shqiptarëve në Preshevë.

Në mesin e protestuesve janë kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, dhe Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Lutfiu, në Ora Shtatë të Klan Kosovës, bëri me dije se sot nga ora 13, shqiptarët do të marshojnë, paqësisht, mbi kërkesat që i kanë për vite të tëra, e që Serbia nuk po ua miraton, ndonëse ka marrëveshje për shumë gjëra.

Javë më parë protesta e njëjtë me qëllimin e njëjtë është mbajtur edhe në Komunën e Bujanocit. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme