‘’Shqiponja’’ braktis plazhin pranë Budvas, shkak muzika dhe ngjyrat e flamurit serb (VIDEO) NULL NULL 18.08.2024 23:47 18.08.2024 23:47 Në mes të rërës dhe temperaturave të larta, në njërin prej plazheve malazeze, u panë turistë shqiptarë, mbështjellë me një peshqir me simbolet, flamurin Kuq e Zi. Megjithatë, ky pushim duket se u shndërrua në një arenë tensioni kombëtar, meqë edhe turistë serbë, u panë të kishin pranë tyre një peshqir, flamurin e Serbisë, transmeton klankosova.tv. Veç kësaj, ndikim duket të kishte edhe një muzikë serbe në sfond, çka dhe raportohet të ketë bërë që shqiptarët të braktisin në ato momente plazhin e Jazit pranë Budvas. Serbian-Albanian flag/beach towel war on Montenegrin beaches. Serbian tourists made Albanian tourists to leave Jaz Beach near Budva." pic.twitter.com/Y6ZA6IqGkq — Ljubomir Filipović (@ljubofil) August 18, 2024 Nuk dihet nëse kishte një përballje mes të dyja palëve, megjithatë një video e publikuar dëshmon momentin kur turistët shqiptarë përgatiten të largohen nga aty.