Shqipëria një ndër vendet me jetesën më të keqe NULL NULL 17.06.2015 09:16 17.06.2015 09:16 Shqipëria renditet me ‘cilësinë e jetës’ më të keqe në rajon, bashkë me Maqedoninë. Raporti” Quality of life” publikon rezultatet e një studimi, ku tregohet se në cilin vend të botës jetohet më mirë. Sipas vlerësimit të këtij raporti, Shqipëria është një ndër vendet ku cilësia e jetës është më e keqja, bashkë me të edhe Maqedonia. Ndërsa Serbia dhe Kosova renditen më mirë se vendi jonë, shtetet e tjera të Ballkanit bëjnë një jetesë cilësore. Raporti llogarit ekonominë, nivelin e ndotjes, kujdesin shëndetësor, çmimet, fuqinë blerëse dhe strehimin. Në vend të parë nga të gjitha vendet e botës renditet Zvicra, ndërsa SHBA-të renditet në vend të dhjetë. *Ngjyra e gjelbër e theksuar tregon cilësinë më të lartë të jetesës, e gjelbra e hapur, një cilësi të mirë, e verdha cilësi jo të mirë, portokallia, cilësi të keqe dhe e kuqja, vende pa cilësi jetese,transmeton Shekulli.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 06/07/2025