Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëria humbet pikët e “ëndrrës”, mposhtet nga Polonia

NULL NULL
12.10.2021 23:10

Shqipëria është mposhtur nga Polonia në Air Albania Stadium me rezultat 0-1 në një ndeshje mjaft të tensionuar që nga momenti i shënimit të golit në minutën e 77-të.

Në minutën e 77-të ndeshja u ndërpre për disa minuta, pas golit të shënuar nga Polonia, tifozët shqiptarë filluan të hidhnin gjësende në drejtim të lojtarëve polakë, që gjë detyroi gjyqtarin ta ndërpres ndeshjen.

Shqipëria qe këmbëngulëse deri në fund, por nga ky takim nuk arriti të bëjë asgjë më shumë.

Momentalisht, Shqipëria gjendet në pozitën e tretë në grupin I me dy pikë më pak se Polonia që gjendet në vendin e dytë.

Në ndeshjen e radhës, kuqezinjtë do të jenë mysafir të Anglisë.

lajme të ngjashme