Shqipëria e para në grupin E NULL NULL 20.11.2023 22:53 20.11.2023 22:53 Shqipëria e ka përfunduar kampanjën kualifikuese për në “EURO 2024”. Kombëtarja “Kuq e Zi”, përveç që është kualifikuar, është edhe kryesuese e grupit E. Skuadra e Sylvinhos, ndeshjen e fundit e pati në “Air Albania” kundër Ishujve Faroe, duke barazuar pa gola, 0:0. Shqipëria në vendin e parë arriti që t’i grumbullojë 15 pikë. Ajo e la prapa Çekinë me po aq pikë, por me golaverazh më të dobët. Nga grupi E, shkojnë Shqipëria dhe Çekia. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.