Shqipëria e Madhe shqetëson Lavrovin NULL NULL 15.05.2015 16:42 15.05.2015 16:42 Kryedipomati rus ua ka tërhequr vërejtjen liderëve shqiptarë, duke u thënë se ata nuk guxojnë të flasin për bashkim kombëta Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë të premten në Beograd se muhabetet për Shqipërinë e Madhe janë rrezik për paqen dhe sigurinë e Ballkanit dhe më gjerë. Pas një takimi me numrin dy të qeverisë serbe, Ivica Daciq, zyrtari nga Moska ka shfaqur pakënaqësië për fjalët nxitëse të liderëve shqiptarë në lidhje me këtë cështje. “Unë shfaqa brengat tona për fjalët gjithnjë e më të shpeshta për të ashtuquajturën Shqipëria e Madhe”, ka thënë Lavrov në një konferëncë shtypi, transmeton Klan Kosova. “Mendoj se asnjë politikan nuk duhet të flasë për këtë gjë dhe të bëjë thirrje për krijimin e Shqipërisë së Madhe”. Për më tepër se kaq, rusi ka thënë se Moska është e shqetësuar edhe për Maqedoninë dhe zhvillimet e fundit atje. Sipas tij, ngjarjet e Kumanovës mund të jenë shprehje të ambicieve terroriste, të përgatitura mirë. “Ne jemi të brengosur për Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën. Shteti Islamik tashmë është aktiv në Ballkan. Jam i sigurt që Brukseli po e sheh këtë…”, ka shtuar Lavrov. Edhe kryetari serb, Tomislav Nikoliq foli për sic tha, rrezikun e Shqipërisë së Madhe. “Ballkani po ecën prapa dhe krejt kjo është pasojë e të ashtuquajturit shtet i pavarur i Kosovës dhe dëshirës së tij, dhe dëshirës së Shqipërisë, për të krijuar një shtet të Shqipërisë së Madhe, që mund të rrëmbeje kufijt e katër shteteve përreth”, ka thënë ai. Nikoliq megjithatë, ka “kërcënuar” që Serbia dhe Rusia “janë saktësisht aty ku janë edhe pikat e nxehta”. Një gjë të tillë e konfirmoi Lavrov, që tha se Moska do të jetë një mbështetëse e madhe e Beogradit, gjithmonë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.