Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëria e barazon rezultatin

NULL NULL
19.06.2024 15:11

Shqipëria e ka barazuar rezultatin ndaj Kroacisë.

Realizator për 2:2 në minutin e 95-të ishte Klaus Gjasula.

______________________________________________________________________________________________________

Kroacia i ka realizuar dy gola të shpejtë në sfidën kundër Shqipërisë.

Fillimisht, realizoi Andrej Kramariq, në minutin e 74-të.

Dy minuta më vonë kroatët kaluan në epërsi, Klaus Gjasula, bëri autogol.

______________________________________________________________________________________________________

16:21-  Janë zhvilluar një orë në në “Volkspark stadium” në Hamburg, në lojën Kroaci – Shqipëri.

Kombëtarja shqiptare është në epërsi kundër kroatëve me rezultat 0:1.

Për epërsinë e “Kuqezinjtëve” shënoi Qazim Laçi.

______________________________________________________________________________________________________

16:03 – Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Kroaci-Shqipëri.

Skuadra e Sylvinho është duke fituar me rezultat 0:1.

Në “Volkspark stadium”, realizoi Qazim Laçi.

Ai shënoi në minutin e 12-të.

______________________________________________________________________________________________________

15:45 – Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kroaci-Shqipëri.

Në epërsi janë shqiptarët me rezultat 0:1.

Golin e vetëm e realizoi Qazim Laçi, në minutin e 12-të.

______________________________________________________________________________________________________

15:30- Kanë kaluar 40 minuta lojë në ndeshjen Kroaci – Shqipëri.

“Kuqezinjtë” janë në epërsi 0:1 ndaj kroatëve me golin e Qazim Laçit, në minutin e 12-të.

Loja po zhvillohet në ritme tejet të shpejtë, por vërehet një dominim i lojtarëve shqiptarë.

______________________________________________________________________________________________________

15:12 –  Shqipëria ka kaluar në epërsi kundër Kroacisë.

Për 0:1 realizoi Qazim Laçi.

Laçi shënoi në minutin e 12-të, me një goditje me kokë.

Asistues ishte Jasir Asani.

______________________________________________________________________________________________________

Ka nisur ndeshja Kroacia – Shqipëria.

Loja po zhvillohet në “Volkspark stadium”.

Synim i dyja skuadrave është fitorja, për të mbetur në hap për kalim në fazën tjetër.

Mbetet të shihet se cili nga trajnerët do të triumfojë, Zlatko Daliq ose Sylvinho.

lajme të ngjashme