Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës”, Begaj me urim në 26-vjetorin e çlirimit

NULL NULL
12.06.2025 12:05

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka uruar Kosovën në 26-vjetorin e çlirimit.

Përmes një urimi në llogarinë e tij në Facebook, ai tha se Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës, transmeton Klankosova.tv

“Gëzuar Ditën e Çlirimit, Kosovë!2 6 vjet më parë, trupat paqeruajtëse, të udhëhequra nga NATO, hynë në Kosovë, duke ndalur masakrat çnjerëzore dhe spastrimin etnik kundër popullsisë civile që po ndodhte në zemër të Evropës”.

“Sot nderojmë luftën heroike të UÇK-së dhe falënderojmë aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë që i dhanë fund një prej faqeve më turpëruese të historisë moderne të njerëzimit dhe mbështetën më tej ndërtimin e shtetit dhe institucioneve të Kosovës.

Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës, besimplotë në të ardhmen e përbashkët evropiane!”, shkruan presidenti shqiptar, transmeton Klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.