Shqipëri, mbi 500 të vdekur me COVID-19 që prej nisjes së pandemisë

Shqipëri, mbi 500 të vdekur me COVID-19 që prej nisjes së pandemisë

NULL NULL
1 muaj më parë

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1534 testime nga të cilët 319 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre persona të prekur me COVID-19 duke e çuar në 502 numrin total të viktimave që prej nisjes së pandemisë.

Aktualisht në Spitalet Covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët gjashtë pacientë janë të intubuar, shkruan A2 CNN.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid.

Janë kryer 1534 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 319 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 141 raste në Tiranë, 38 në Fier, 15 në Pogradec, nga 13 raste në Elbasan, Kavajë, 11 në Korçë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë, nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos, nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,097 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 3 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 72 vjeçare dhe 73 vjeçare nga Tirana, 81 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpisë.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (30 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                                         319

Të shëruar ne 24 orë                                      90

Të shtruar në spitale                                       301

Humbje jete në 24 orë                                  3

Testime ditore                                                  1534

Testime totale              123,960

Raste pozitive                       20,634

Raste të shëruara               11,097

Raste Aktive                            9,035

Humbje jete                            502

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4566

Durrës                  847

Fier                         692

Korçë                    569

Shkodër                522

Lezhë                     405

Elbasan                  395

Vlorë               360

Berat               266

Kukës              191

Gjirokastër      129

Dibër                 93