Shqipëri, kosovari ndalohet dhe i konfiskohen 16 mijë euro NULL NULL 08.02.2025 11:14 08.02.2025 11:14 Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se kosovar me inicialet G.M. ka dashtë të hyjë në Shqipëri me veturë, dhe i pati 16 mijë euro të pa deklaruara. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se paratë u gjetën gjatë kontrollit të veturës. “Gjatë kontrollit u gjetën 16 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi”. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar G.M., 55 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë'”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv