Shqipëri, katër viktima dhe 124 raste të reja me koronavirus NULL NULL 08.08.2020 18:04 08.08.2020 18:04 Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bëri të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa janë regjistruar 124 raste të reja me Covid-19. Nga ana tjetër listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3268. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po marrin trajtim 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, ku 19 prej tyre janë në terapi intensive dhe katër të intubuar. Sipas ministrisë, qytetarët që kanë humbur jetën janë një nga Shkodra dhe tre nga Tirana. Autoritetet shëndetësore që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot, kanë kryer 45381 testime, prej të cilave 6275 kanë rezultuar pozitivë. Për shkak të pandemisë deri tani në vend kanë humbur jetën 193 qytetarë, pjesa dërrmuese e tyre me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Qarku më i prekur për numrin e viktimave nga Covid-19 vijon të mbetet Tirana, e ndjekur nga Durrësi, Shkodra dhe Fieri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë komandantin e lartë të Hamasit në Al-Shifa 9 minuta më parë
Lajme Franca mbyll faqen e interneti që pretendonte se po rekrutonte vullnetarë për të luftuar në Ukrainë 15 minuta më parë