Shqipëri: Hapen plazhet, palestrat, kufijtë tokësorë dhe çerdhet NULL NULL 01.06.2020 09:05 01.06.2020 09:05 Nga sot shënohet edhe nisja e një faze tjetër me masa lehtësuese sa i përket Covid-19 dhe nuk do të ketë më zona të kuqe apo të gjelbra, që përkthehet në liri-dalje pa kufizime orari. Nga sot, e cila përkon edhe me ditën e fëmijëve, hapen kopshtet dhe çerdhet. Siç autoritetet përkatëse kanë bërë me dije, ambientet e kopshteve dhe çerdheve janë dezinfektuar dhe do të funksionojnë në rregulla të rrepta sigurie. Edhe kufijtë tokësorë do të hapen dhe është hequr edhe detyrimi i vetëkarantinimit, përveç rasteve kur vendoset nga autoritete shëndetësore. Lajmi i mirë është se hapen plazhet që menaxhohen nga struktura akomoduese, hotelet. Ndryshimi është se këtë vit, plazhet do të menaxhohen nga edhe restorantet, siç bëri të ditur më herët ministri i turizmit Blendi Klosi. Ndërkohë, më vonë, më 6 qershor do të hapen plazhet për qytetarët, të cilët këtë sezon turistik do të kenë në dispozicion më shumë plazhe publike, ndryshe nga e kaluara. Edhe për sportdashësit ka lajme të mira, pasi do të nisë kampionati i futbollit, edhe pse do të duhet që emocionet e ndeshjeve t’i përjetojnë nga televizori pasi nuk do të lejohen që të ulen në shkallët e stadiumit për të parë skuadrën e tyre të zemrës, me qëllim shmangien e grumbullimeve të mëdha të njerëzve. Megjithatë, teksa Shqipëria po hapet në masën 99 për qind, nuk ka ende një vendim se kur do të hapet transporti publik, e ndërsa është planifikuar që hapja e pishinave, teatrove, kinemave, e klubeve të natës, mbajtja e konferencave dhe tubimeve të bëhet pas 23 qershorit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ndihmës Sekretari amerikan: Sot shqiptarët po bëjnë hapa të guximshëm për të nisur reforma të vështira 6 minuta më parë
Lajme Pas shumë spekulimeve rreth vendndodhjes së saj, princesha Kate shihet duke bërë pazar 13 minuta më parë
Lajme Kufizimet e Izraelit për ndihmën ndaj Gazës mund të jenë krim lufte, thotë zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut 16 minuta më parë