Shqipëri, deputetja Gjylameti përplaset fizikisht me deputeten e PD-së (VIDEO) NULL NULL 07.11.2023 13:48 07.11.2023 13:48 Opozita ka vijuar të martën me bllokimin e punës së komisioneve në kryesinë e kuvendit në Shqipëri. Deputet e PD-së kanë vendosur një barrikadë me karrige te komisioni i sigurisë kombëtare, duke mos lejuar zhvillimin e mbledhjes, shkruan Euronews.al. Një moment, deputetja e PS-së Blerina Gjylameti që ka tentuar të hyjë në komision, por është hasur me barrikadën e deputetëve demokratë, është përplasur fizikisht me deputeten e PD-së Elda Hoti. Kjo situatë vijon në kryesinë e Kuvendit prej disa ditësh çka ka bërë që një pjesë e komisioneve të zhvillojnë mbledhje vetëm online. Opozita e cilëson në kundërshtim me rregulloren vendimin për të zhvilluar online mbledhjet e komisioneve. Sipas tyre kjo është një shkelje e rëndë e Kushtetutës në kohën kur në komisione diskutohet buxheti i vitit të 2024.