Shqipëri: 151 raste të reja me Covid-19 dhe një humbje jete në 24 orë NULL NULL 09.09.2020 16:47 09.09.2020 16:47 Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 151 raste të reja dhe 1 humbje jete si pasojë e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se: Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 852 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 151 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 45 qytetarë. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 raste në Korçë, 14 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, 8 raste në Gramsh, 6 raste në Elbasan, nga 5 raste në Krujë, Mirëditë, 4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër, 2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë, Patos. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Një qytetarë 61 vjeçare nga Korça nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve.