“Shpresoj s’lidhet me dikë”, Xheneta në romancë me Kushtrimin e BBVK-së? (VIDEO) NULL NULL 19.11.2025 13:40 19.11.2025 13:40 Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu ka folur rreth edicionit më të ri të këtij formati gjigant. Në emisionin “Kosova Today”, ajo u pyet rreth çifteve që mund të krijohen brenda shtëpisë më të madhe në vend, transmeton Klankosova.tv. Sipas saj, Elijona dhe Toney kanë kimi mes tyre, por e njëjta u shpreh se këngëtarin, Kushtrim Kelani nuk dëshiron ta shoh me askënd. “Kushtrimin shpresoj që jo me ndokënd”, tha ajo. E pyetur pse e ka këtë mendim, ajo nuk dha ndonjë shpjegim, duke ngritur kështu pikëpyetje nëse mund të ketë një relacion mes dyshes.