Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shprehja “hajvan”, Dërguti: Kurti duhet të kërkojë falje (VIDEO)

NULL NULL
07.04.2025 21:53

Mbrëmjen e 9 shkurtit kur po e shpallte fitoren e partisë së tij i quajti “hajvana”.

Ndërkaq, tani liderit të Vetëvendosjes po i nevojiten edhe kundërshtarët politikë opozitarë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka nisur tentativat për krijimin e qeverisë së re.

Të parit i shkroi, Lumir Abdixhikut, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kështu të paktën dihet publikisht, bazuar në një letër drejtuar këtij të fundit.

“Letra e Kurtit”, ishte sonte temë e debatit mes panelistëve të ftuar në Rubikon të Klan Kosovës.

Ish-deputetja Aida Dërguti, tha se kreu në detyrë i ekzekutivit së pari duhet t’iu kërkohet falje oponentëve të tij, e më pas t’i ftojë ata në takim.

“Po flasim për korrektësi politike. Kështu duke tejkaluar, të tjerët nuk kanë ndonjë arsye që t’ia bëjnë qeverinë në këtë rast ose t’i shkojnë në takim”, deklaroi ajo në Klan Kosova.

lajme të ngjashme