“Shpirti i këmbëve” (FOTO) NULL NULL 19.03.2016 14:30 19.03.2016 14:30 Balerina ruse, Darian Volkova përmes fotografive dëshiron të tregojë artin e baletit. Ajo së fundmi e ka realizuar një fotosesion të quajtur “Shpirti i këmbëve”, përmes së cilës tenton të tregoj baletin përmes syve të një balerine, transmeton Klan Kosova. “Si një shikues gjithë çfarë mund të shohësh është vetëm një anë të baletit, por baleti është shumë më shumë – baleti është vet bota”. Si balerinë Darian udhëton shumë nëpër botë, kështu që nuk harron që gjatë turneve të saj të fotografojë. Ajo ka fotografuar teatret e Rusisë e deri tek teatret e Irlandës. “Destniacioni im i fundit ishte Franca. Ishte e paharrueshme, unë gjithmonë kënaqem që të punoj me balerinët të një shteti tjetër. Ne kemi shkolla të ndryshme baleti por ne vazhdojmë të jemi shpirta binjak”. Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi të baletit të realizuara nga syri i një balerine.