Shpëtuan një të ri në Suedi, flet njëri nga kosovarët hero në shtetin skandinav (VIDEO) NULL NULL 28.02.2024 15:41 28.02.2024 15:41 Xhelal Mulaj, Kosova Today, Klan Kosova Dy kosovarë që jetojnë në Suedi, janë vlerësuar për një gjest human, pasi e kanë shpërtuar nga lumi një të ri i cili kishte rënë aty në gjendje të dehur. Xhelal Mulaj tregoi për emisionin Kosova Today në Klan Kosova se ai së bashku me kolegun e tij Aziz Berisha ishin duke u kthyer në shtëpi rreth orës 03:00 të natës, pasi e kishin përfunduar orarin e punës. “Kemi qenë duke punuar në klub nate në qytetin e Värnamos. Ka pasur shumë të rinj në atë diskotekë që ne punuam. Rreth orës 3:00 e kemi kryer orarin e punës dhe duke shkuar për në shtëpi me kolegun tim Azizin e kemi parë këtë djalin e ri”. “Rreth 100 metra para se të shkonim te ai, e pamë që ishte shumë i dehur, nuk mund të ecte, nuk ka pasur njerëz në qytet në atë kohë, ishte vetëm ai dhe e pamë që diçka nuk ishte në rregull me të dhe vazhduam ta përcillnim se çka po bëhet me të”. “Në ato momente ashtu si ishte mezi duke ecur, vetëm e kam parë që ka devijuar nga rruga dhe e ka marrë drejtimin drejt lumit. Ka rënë në lumë sepse ka menduar që rruga është aty”, sqaroi Mulaj për Klan Kosova. Dy kosovarë në Suedi ia shpëtojnë jetën një personi që ra në ujë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.