Shpëtimtari i kafshëve zbulon se ‘mbreti kobra’ në kopsht ishte një lodër plastike NULL NULL 25.06.2021 08:52 25.06.2021 08:52 Policia në Britani thirri shpëtuesit e kafshëve për ndihmë për kapjen e një kobre në kopshtin e një banori që doli të ishte një lodër. Një banore e Workington, Angli, dalloi atë që ajo besonte të ishte një gjarpër helmues në një karrige në kopshtin e një fqinji dhe thirri djalin e saj, i cili kontaktoi policinë e Cumbria. Policia thirri për ndihmë dhe Inspektori Martyn Fletcher iu përgjigj rastit. “Ndërsa gruaja mendoi se gjarpri po lëvizte, policia e mori seriozisht dhe na thirri”, tha Fletcher në një njoftim për shtyp. “Është me të vërtetë e rëndësishme në këto situata të kufizosh kafshën në mënyrë sa më të sigurt të jetë e mundur, veçanërisht nëse dyshohet se gjarpri mund të jetë helmues”. Fletcher tha se ai zbuloi shpejt se “kjo kobra ishte lloji plastik”, transmeton Klan Kosova.