Shpërthimi lë së paku dy të vdekur në Pensilvani (VIDEO) NULL NULL nga Iliri Pireva 25.03.2023 21:27 nga Iliri Pireva 25.03.2023 21:27 Një shpërthim i fuqishëm i mesditës në Pensilvani në një fabrikë çokollate la të vdekur së paku dy persona derisa gjurmët e shumë të tjerëve u zhdukën. Për kërkimin e tyre nisen punën menjëherë ekipet e urgjencës në vendin e shndërruar në gërmadha e hi. “Fatkeqësisht, deri tani, incidenti ka rezultuar me dy viktima, disa të plagosur, dhe ne kemi nëntë persona të pagjetur. Aktualisht, në vendngjarje janë duke u zhvilluar ende përpjekjet e shpëtimit. Identiteti i personave të përfshirë nuk do të bëhet i ditur për momentin. ” deklaroi shefi i policisë, Wayne Holben. Megjithatë shpresat për të mbijetuar janë të vogla. E tetë nga ata që u gjetën të gjallë pas shpërthimit u dërguan menjëherë në spital për trajtim të mëtejmë. Shkaktar i këtij incidenti tragjik mbetet ende nën hetimin e organeve të rendit derisa banorëve iu kërkua të shmangin zonën ku ndodhi shpërthimi në veriperëndim të Filadelfias. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Nazarko: Escobari në Tiranë edhe për rolin e Shqipërisë në marrëveshjen e Ohrit (VIDEO) 12/04/2023